Foto ilustruese

Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të diele në lagjen ‘Luigj Gurakuqi”, në Elbasan.

Mësohet se një 28-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen shtetasen M. Xh., 19 vjeçe.

Kjo e fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet.

“Më datë 09.01.2022, rreth orës 17:45, në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, shtetasi A. Xh., 28 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M. Xh., 19 vjeçe banuese në Elbasan, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA