Grabitet shtëpia në Sarandë, familjarët ishin në dasmë. Zhduken 15 milionë lekë të vjetra dhe disa bizhuteri

24/09/2026 16:50

Një vjedhje ka ndodhur ditën e martë në fshatin Shelegar të Sarandës.

Vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e Mejdi Tushës gjatë natës të së martës kur nuk kishte asnjë prej familjarëve në banesë, për faktin se ata ishin në dasmën e një njeriut të tyre.

Rasti u konstatua kur njeri prej familjarëve shkoi në shtëpi dhe u përball me rrëmujën e krijuar në banesë ndërsa menjëherë ka kuptuar se dikush kishte hyrë në banesë.

Menjëherë u njoftua policia e Sarandës e cila shkoi në vend. Sipas burimeve nga familjarët mësohet se janë vjedhur rreth 15 milionë lekë (të vjetra) dhe disa bizhuteri. Njëherazi mësohet se familja Tusha kishte edhe kamer tek shtëpia por hajdutët dhe kishin thyer fillimisht atë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e hajdutit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vjedhjeje ku autorët, që dyshohet të kenë qenë dy persona, kanë ruajtur momentin kur familja Tusha ndodhej në dasmë.

Top Channel