Një shpërthim më lëndë plasëse në një makinë në lëvizje ka ndodhur orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re në afërsi të Selitës.

Policia njofton se lënda plasëse ka shpërthyer në një mjet në lëvizje i cili drejtohej nga shtetasi Mikel Harizaj 42 vjeç. Në makinë ndodhej pasagjer edhe shtetasi Serini Dumi 26 vjeç. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Top Channel ka mësuar se shoferi Mikel Harizaj 42 vjeç, ka lindur në Selenicë, Vlorë dhe banon në Tiranë, ndërsa pasagjeri Serini Dumi 26 vjeç lindur në Berat banues në Tiranë.

Mikel Harizaj nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai është arrestuar në 2009, pasi pas një sherri në Vlorë tentoi të vrasë me granatë 3 persona.

Pas një sherri për motive të dobëta në ambientet e brendshme të lokalit, Harizaj shkoi te makina dhe mori një granatë dore me të cilën sulmoi 3 shtetas.

Nga shpërthimi i granatës mbeti i plagosur i rëndë njëri prej tyre, ndërsa dy të tjerët morën plagë të lehta, ndërsa Harizaj u akuzuar për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Top Channel