“Me të në krahë deri në fund të botës…”/ Historia frymëzuese e nënës me djalin e sëmurë

04/01/2022 17:57

Nëna 43-vjeçare nga Australia, Niki Antram ka prekur zemrat e të gjithëve me gjestin prekës.

Jimmy është tashmë 26 vjeç dhe vuan nga sëmundja e hipopituitarizmit, që ndër të tjera pengon edhe rritjen fizike. Ai është i verbër dhe ka lindur me probleme fizike dhe mendore.

Jimmy ka nevojë për ndihmë gjatë gjithë kohës dhe nëna e tij ka vendosur të mos rrijë e mbyllur. Ajo është përpjekur që djali i saj të bëjë një jetë aventureske.

Niki ka udhëtuar me djalin mbi supe gjatë gjithë kohës nga Havai në Bali, madje edhe në cepat më të bukur të Australisë. Eksperiencat e veçanta, ajo i ka ndarë në blogun “Niki dhe Jimmy”.

43-vjeçarja, e cila solli në jetë djalin e saj në moshën 17-vjeçare, studion me detaje itineraret.

“Edhe pse e di se do të jemi mirë, preferoj të telefonoj të gjitha hotelet, restorantet ose ndonjë biznes tjetër ku ndalemi. Unë gjithmonë do të gjej mënyra për t’i dhënë Xhimit një jetë aventureske, sa më aventureske të jetë e mundur. Dhe në shumicën e rasteve mjaftojnë edhe gjërat më të thjeshta, janë ato që ai i do më shumë”, tha gruaja.

“Ndonjëherë e shikoj atë që është aq i lumtur pa i parë kurrë ngjyrat, ylberin apo retë. Dhe pyes veten si mund të ndihem unë e trishtuar? “, u shpreh ajo.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA