Në pamje shihen momentet dramatike kur një baba sulmon me grushte një burrë pervers që tentoi “të kapte” me forcë të bijën e tij 15-vjeçare, në një ashensor në Rusi.
Video e kamerave të sigurisë tregon maniakun 27-vjeçar që përpiqet të puthë fëmijën në ashensorin e një pallati banimi në Surgut, në rajonin autonom Khanty-Mansi.
Video, e xhiruar mëngjesin e 2 janarit, tregon fillimisht burrin që i ngul sytë vajzës, para se t’i flasë e më pas të tentojë ta puthë e ta prekë.
Adoleshentja më pas arrin ta shtyjë burrin për ta larguar. Por fati donte që babai i saj të kishte qenë aty pranë dhe me pas afrohet në ashensor duke goditur me grusht të panjohurin pa paralajmërim, dhe më pas ta nxjerrë jashtë duke e kapur nga qafa.
Burri qe besohet se eshte babai i vajzes, duket që e godet përsëri maniakun edhe pasi e nxjerr në korridor, teksa video aty ndalon.
Mediat vendase thonin se i dyshuari ishte arrestuar më 3 janar.
Autoritetet thanë se po hetojnë pamjet dhe se do të ngrejë akuza për tentativë përdhunimi ndaj një minoreneje.
Top Channel