“Hiqe bluzen”/ Çfarë nuk kemi parë nga takimet e Mikelës me Erjonin: Duket sikur të kanë sjellë me zor

31/12/2021 19:15

Puntata e sotme e Për’puthen është ndryshe nga ditët e tjera. Pasi konkurrentët kanë uruar vitin e ri 2022 janë shfaqur momente të patransmetuara nga programi.

Në një pjesë të tyre shfaqen momente që nuk i kemi parë nga takimet e Mikelës me Erjonin, të cilët duket se janë drejt rrugës së duhur për tu bërë çift.

Në një moment gjatë takimit, Mikela e cila është e veshur sportive thotë: “Kam vapë”, ndërsa Erjoni nuk heziton t’i japë sugjerime duke i thënë: “Hiq bluzen. Të sugjeroj të heqësh bluzen”.

Më pas Mikela dëgjohet duke thënë: “Do ta mbyllim se po më hahet shumë bukë.”

Në një tjetër takim, mërzitet me sjelljet e Erjonit dhe i thotë: “Boll ndejte me duart kështu se ma hoqe trurin, sikur të kanë sjellë me zor.”

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA