Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe me diell.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 06°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 18°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 08°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA