Takimi i parë pas 4 muajsh në program/ Denzeli nxjerr anën e Alesias që nuk e njihnim: Më ka ndodhur një sulm…

27/12/2021 18:26

Denzel ka pasur takimin e parë pas 4 muajsh në programin Për’puthen. Alesia ka zgjedhur ta ftojë në takim dhe të dy e kanë nisur bisedën duke rrëfyer momente nga e kaluara dhe fakti që kanë zgjedhur të bëjnë ushtrime për të gjetur qetësinë shpirtërore.

Alesia: I jam futur vjet meditimit se më ndodhi një sulm se kisha pranë një person që vidhte energjinë time. Të bënte disa situata dhe hynte loja e mendjes dhe e vetmja gjë që mund të më shpëtonte ishte meditimi dhe lidhja me veten time. Kjo ka zgjatur deri në qershor. Edhe pse e lashë punën, kishte ndikim se ai person kishte telepati dhe zhduka çdo frikë timen.

Denzel: Bëja shumë probleme, kam qenë përgjithësisht ndryshe nga njerëzit. Një rast më kanë shkuar punët shumë keq dhe doja të dija kush jam unë si njeri. Ishte vështirë hera e parë dhe unë mund të qetësohesha e të kuptoja veten më shumë. Kur shikoj gjëra që nuk janë të vërteta, ose njerëz që futen palidhje më duken si furça, si lëpirës. E kam provuar të dal njëherë jashtë vetes, gati kalova në depresion.

Në studio, Alesia ka treguar detaje të reja rreth marrëdhënies së saj me shefin, për të cilin thotë se ndikoi shumë keq në jetën e saj.

Alesia: Zakonisht kjo ndodh me njerëzit që e kanë energjinë shumë të pastër dhe kur bie në kontakt me ta, i identifikojnë kollaj dhe pak a shumë i vënë në pozita që ti e lëshon energjinë tënde të pavetëdijshme.

Bora: Çfarë të ka ndodhur konkretisht?

Alesia: Më vidhte energjinë. Mendoja se gjithë njerëzit nuk më donin, fillova të kisha dyshime dhe gjëra absurde tek mendja ime. Ishte situatë shumë e keqe dhe kam humbur shumë nga vetja në ato momente. Fillon e beson një realitet tjetër që nuk është ai. Unë e lejoja që të ma bënin atë gjë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA