Po shijon një histori dashurie me Granitin? Fifi tregon si qëndron e vërteta e marrëdhënies së tyre

27/12/2021 19:46

Këngëtarja e njohur Fifi krijoi afrimitet me Granit Canën brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe tashmë që janë kthyer në jetën normale, vijojnë të komentohen nëse po lind dicka mes tyre.

Këngtëtarja ka zgjedhur t’i japë fund zërave duke thënë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se një shoqëri.

“Atëherë, kam fiks një muaj që shoh lajme, taggs, komente, etj, etj, duke aluduar për një lidhje të mundshme me Granitin. Me gjithë respektin, jo nanusha, jo portale, jo o dashamirës. Nuk jemi në lidhje. Kemi një miqësi shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam gjet një mik si Graniti, por kaq! Ju dua”, shkruan Fifi në postimin e saj.

Të njëjtin postim e ka rishpërndarë dhe vetë Graniti në rrjetet e tij sociale.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA