Denzeli rrëfen historinë e trishtë: Kisha 2 vite lidhje me një vajzë, vdiq disa muaj pas ndarjes

27/12/2021 19:13

Pas 4 muajve në program, Denzeli ka zhvilluar takimin e tij të parë me një vajzë. Në bisedën me Alesian, Denzeli ka treguar të kaluarën e tij me një vajzë, me të cilën pati 2 vite lidhje.

Pak muaj pasi lidhjes së tyre i erdhi fundi, ajo ndërroi jetë dhe kjo e tronditi shumë Denzelin.

Denzeli: Kam qenë gati 2 vite në lidhje me atë vajzën dhe pak kohë pasi u ndamë, ajo ndërroi jetë. Nuk kisha dashuri më për të, por më ka lënduar shumë fakti që vdiq sepse e kisha afër. Kjo më ka trondit jashtëmase shumë. Mu duk sikur vdiq diçka në jetën time dhe ndjeja një boshllëk. Jeta ikën shpejt dhe është mirë të arrish diçka.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA