“Ka thënë është single, i pyeta banorët një nga një”, Beatrix flet për Donaldin. Ndërhyn Iliri: Ishte i turbulluar

24/12/2021 10:21

Historia e dashurisë së Beatrix dhe Donald që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP u përfol gjatë.

Arsyeja ishte sepse Donaldi i dha një puthje Bora Zemanit, e cila hyri për të takuar shoqen e saj dhe më pas i dërgoi një dhuratë për të kujtuar 3 vjetorin e lidhjes së tyre.

Afrimiteti i tij me Beatrix u vu re që në fillim, por lidhja u zyrtarizua me daljen e Semit nga shtëpia. Për këtë çështje, është diskutuar mbrëmjen e djeshme nga banorët dhe Beatrix tha se i ka pyetur banorët për Donaldin dhe të gjithë kanë qenë të qartë se ai ishte “single”.

Beatrix: I kam pyetur të gjithë një nga një se si mendojnë dhe të gjithë kanë qenë të qartë se ishte single.

Donald: Ajo është personale, unë me veten time jam i qartë. I di gjërat e mia dhe nuk bëhem pishman asgjë. Këto i di vetëm unë dhe ndoshta shumë pak njerëz jashtë dhe me veten time jam i qetë.

Iliri: Nuk kishe pse të ishe i turbulluar.

Donald: Me veten time, jo me mënyrën e bërjes së gjërave. Ndjenjat e mia për cështjet e mia personale. Unë siç i bëj gjërat, i bëj siç i dua. Për mesazhet e tjera është përgjegjësia ime. E kam thënë para 3 javësh që jam single dhe duhet videomesazhi. Nuk kam marrë videomesazh e asgjë.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA