Florjana zgjodhi Erjonin për takim e saj të parë në “Për’puthen”.

Ajo i shprehu pëlqimin konkurrentit dhe madje theksoi se është gati të luftojë për të. Florjana tha se do të mbajë mend këtë takim, për shkak të të ftohtit, ndërsa Erjoni zgjodhi ta përqafonte që konkurrentja të ndihej më mirë.

Ndërkohë, Erjoni dhe Mikela kanë shprehur një pëlqim të madh për njëri-tjetrin. Mikela pranoi se për Erjonin ndjen më shumë, por ai nuk e bind.

Nuk jam 100%, por 80% po. Erjoni nuk është i bindur. Plus ka pëlqim dhe për vajzat e tjera. Unë kam dhe për Bledin një pëlqim. Nuk mund të deklarohem se s’dua t’i ushtroj presion Erjonit dhe nuk dua të zhgënjehem më siç ka ndodhur herë të tjera këtu”.

Megjithatë, konkurrentja tregon se nuk do të qëndrojë për shumë kohë në emision:

Rrugëtimit tim po i vjen fundi. Kam një pëlqim për Bledin. Pëlqimi më i madh për Erjonin. Nuk do të vazhdoj shumë. Nëse për pak kohë, nuk bindem nga Erjoni, do të largohem vetëm nga programi”.

 

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA