Efi dhe Bruno, të cilët shpesh kanë dalë në takime me njeri-tjetrin, janë përplasur sot në studion e “Për’puthen”. Kjo pas akuzave që Samiu i drejtoi në Prime Efit ku hidhte dyshimet se ajo kishte një marrëdhenie jashtë.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Brunos dhe këtë gjë e ka reflektuar edhe në marrëdhënien me Efin.

Bruno: I tha hapur në mes të sallës që ti ke marrëdhënie jashtë.

Efi: Shumë mirë kjo është diçka që e sqaroj unë me të. 

Bruno: Si?

Efi: Edhe atë ‘sin-në’ ti avash. Avash atë lloj mënyre se si komunikon. Se s’kam më nerva të të shpjegohem ty se sa vdekje e kam mënyrën se si flet edhe drejtohesh.

Bruno: Hera e parë edhe e fundit. Nuk po flisja me ty po flisja me Arjanin.

Efi: Ça është ky lloj komunikimi që ke ti, sa herë duhet të ta them këtë gjë.

Mikela: Po më duket një deja-vu ky Bruno tani.

Efi: Po fiks edhe mua. Keni pasur shumë të drejtë.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA