Mijëra protestues që kundërshtojnë vaksinimet e detyruara dhe kufizimet e Covid-19 ishin mbledhur sot para parlamentit në Londër për të demonstruar kundër “Planit B” siç ka quajtur kryeministri Boris Johnson skemën e shtimit të kufizimeve.
Pamjet nga incidenti tregonin përleshje mes protestuesve, policisë dhe disa kundërprotestuesve në shesh, siç shkruan e përditshmja Daily Mail.
Protestuesit quanin “Planin B”, një farsë e vazhduar manipulimi dhe kundërshtonin vaksinimet e detyruara pa asnjë perspektivë përfundimi, madje dhe nisjen e “narrativës” se një tjetër “Plani C” për të ardhmen.
Demonstration u organizua nga grupi’ Together Declaration’ i cili shkruante: “Përfaqësojmë këtu më shumë se 200 organizata, grupe biznesi, aktivistë dhe profesionistë që janë të shqetësuar për ku mund të çojnë të ashtuquajturat ‘pasaporta vaksinimi’”.
“Ne këtu në Britani kemi liritë dhe të drejtat tona për të cilat kemi luftuar dhe kanë luftuar të parët tanë. Të drejtat tona janë jo vetëm themeltare për demokracinë por dhe një logjikë e shëndoshë mbi të cilat njerëzimi jeton”.
Përveç pasaportës së vaksinës grupet kundërshtonin identitetet dixhitale të personave që po krijohen nga qeveritë, të cilat i quajnin mjete përçarjeje e pabarazie, të rrezikshme për shoqërinë”.
Grupi shkruante: “Të të urdhërojnë të tregosh çerfikatën shëndetësore në bare, teatro, transportin publik, shkolla, unniversitete e të tjera, është mjet i thellimit të pabarazive në shoqëri”.
Demonstruesit ishin mbledhur në sheshin kryesor të Westminster, ndërsa rruga e famshme e blerjeve të sezonit Oxford Street ishte sot e zbrazur në javën para Krishtlindjeve.
Rritja e infektimeve me Covid-19 duket se ka mbajtur larg blerësit nga rrugët kryesore të Londrës ndersa raprotohet se shumica e shitjeve po kryhen online.
Policia e Londrës ‘Metropolitan Police’ ishte përgjigjur për Daily Mail duke thënë se “nuk do të jepte koment direkt” për demonstratën e sotme.
Top Channel