25/12 23:46
Ka nisur në Lushnje procesi i votimit i referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Ndryshe nga rrethe e tjera ku votimi po kryhet në ambiente private, në Lushnje ky proces po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.
Në Lushnje janë 2750 persona të cilët kanë të drejtën e votës në këtë referendum.
Votimi ka nisur edhe në qytetin e Divjakës ku po zhvillohet në qendrën kulturore të këtij qyteti. Në Divjakë janë 1200 anëtarë me të drejtë vote.
Top Channel