Max Verstappen fitoi për herë të parë titullin kampion në formula 1, pas një gare të çmendur në Abu Dhabi, ku ia doli të parakalojë kampionin në fuqi, Lewis Hamilton, vetëm në xhiron e fundit dhe të sigurojë triumfin.

Bashkë me pilotin holandez, në Abu Dhabi nuk mund të mungonte as e fejuara e tij, Kelly Piquet, e cila u pa të përqafohej me Verstappen pas garës dhe më pas rrëfeu emocionet edhe në rrjetet sociale.

“Kampion bote, i paharrueshëm”, shkroi bukuroshja me origjinë braziliane në rrjetet sociale, teksa postimin e shoqëroi edhe me një foto ku përqafohej me të dashurin e saj, Max Verstappen.

Bukuroshja 33-vjeçare është vajza e Nelson Piquet, ish kampion bote në Formula 1 dhe ka lindur në gjermani, ndërsa prej shumë muajsh po shijon një romancë me kampionin më të ri të botës.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA