Biznesmeni gay reagon për Kuvendin e Berishës: Çudira! Partia e re Demokratike u bë …

11/12/2021 23:23

Biznesmeni gay Elton Ilirjani ka reaguar për kuvendin e sotëm të thirrur nga Sali Berisha dhe që u mbajt në stadiumin Air Albania.

Me anë të një postimi në Instagram, biznesmeni thotë se Partia e re Demokratike u bë Parti Konservatore. Madje Elton Ilirjani bën vërejtje për gabimet drejtshkrimore në fletët e votimit.

Postimi i plotë:

“O Kuvendi i rithemelimeve! Një vërejtje: Fjala “dakort” është gabim në gjuhën shqipe! Dmth fletë votimi me gabime.

Partia e re Demokratike u bë Parti Konservatore. Folën që SHBA të tërhiqet njësoj si dikur që mësoheshin meshkujt shqiptar të tërhiqeshin për të parandaluar shtatëzanitë e padëshiruara. Folën edhe për Sorosin. Çudira… por më shumë nuk kuptoj ndjekësit! Gëzuar festat!

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA