Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, është i njohur tanimë nga të gjithë për format e tij perfekte trupore.

Futbollisti i Manchester Unitedit është një fanatik i stërvitjeve dhe përkushtimi i tij ndaj ushqimit të shëndetshëm është shumë strikte. Edhe pse 36-vjeç ai ka një fizik për t’u patur zili edhe nga moshat më të reja.

Së fundmi nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram, Ronaldo ka treguar trupin e tij tërë muskuj dhe sigurisht që nuk kanë munguar as pëlqimet dhe komentet nga fansat e tij.

Sa i përket futbollit, CR7 vazhdon të jetë ndër sulmuesit më të mirë në botë. Një tjetër rekord personal për Ronaldon u shënua me dy golat e realizuar kundër Arsenalit në fitoren 3-2.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA