Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu. Fillimisht reshjet do të shfaqen në zonat veriore dhe veriperëndimore por nga mesdita reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin. Gjatë mbrëmjes reshjet do të jenë me intensitet të lartë e shoqëruar me erë të fortë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të ndejshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 15°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 6 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por nuk përjashtohet mundësia për reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në -2°C dhe në zonat e ulëta nga -1°C në 05°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA