As në këtë seancë plenare të 9 dhjetorit nuk kaloi pa u vënë re estetika e veshjes së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Siç duket kësaj radhe në Parlament zonjat janë kujdesur të zgjedhin jo vetëm veshje që përçojnë seriozitet, por edhe hijeshi e elegancë.

Megjithatë, duke i parë zonjat në të gjitha daljet e tyre publike, shohim se as kësaj radhe ato nuk kanë “guxuar” të dalin nga stili i tyre i zakonshëm.

Edhe pse, veshja e disa zonjave socialiste është komentuar nga deputetët e opozitës, të cilën e cilësuan si një paradë mode.

Një koment i tillë nuk kishte si mos të nxiste edhe reagimin e palës tjetër.

Ishte ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ajo që bëri një paralelizëm mes veshjes se grave socialiste me ato të Gardës së Republikës, duke e vendosur theksin tek kodi strikt i veshjes.

Ndërsa, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e quajti fyes këtë koment, duke u shprehur se dhuna ndaj femrës nuk është vetëm fizike, por edhe verbale.

FOTO GALERI
2/32

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA