Mbrëmjen e djeshme “Vëllai i Madh” vendosi banorët në një ‘grackë’ të madhe.

Romeo Veshaj hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe u ndërrua me vëllain e tij, e sikur të mos kish ndodhur asgjë shkoi dhe u ul pranë të dashurës së Donaldit, Beatrix-it!

Romeo qëndroi shumë pak në shtëpinë e Big Brother Vip, pasi banorët arritën ta dallonin, pasi panë ndryshime në sjelljen e tij dhe vunë re se diçka nuk shkonte…

Pasi ky i fundit u ul afër Beatrix, Arbana u tha që të shikonin një video që më pas ta komentonin të gjithë së bashku. E teksa Romeo bënte gjestet e të vëllait, ishte Einxhel ajo që kishte dyshimet më të mëdha dhe ndërpreu diskutimin rreth videos që po shikonin.

Pasi u kuptua që tashmë në shtëpi kishte hyrë Romeo, banorët e përqafuan dhe diskutonin se ku dallojnë binjakët. Ndërsa po përshëndetej me banorët, Romeo i pëshpëriti disa fjalë Beatrixës, të dashurës së vëllait të tij.

“Je shumë e mirë, të kam zemër”, i tha Romeo Beatrixës, e cila u duk se u ndje mjaft mirë nga fjalët e tij.

FOTO GALERI
3/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA