Numri i të infektuarve me COVID gjatë 24 orëve ka pësuar rënie në vendin tonë, ndërsa 13 të prekur janë në gjendje të rënduar të shtruar në spital.
Nga 1,440 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 172 qytetarë.
78 jaanë në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz, Lushnje, 3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë, Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar, Gramsh.
Janë 6,359 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete, një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, një 90 vjeçar nga Lushnja.
Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,428 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të vaksinuarve ka shkuar në mbi 2,1 milionë, ndërsa çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Statistika (06 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 172
Të shëruar në 24 orë 190
Të shtruar në spitale 145
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1,440
Testime totale 1,406,517
Raste pozitive 201,902
Raste të shëruara 192,428
Raste Aktive 6,359
Humbje jete 3,115
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3167
Fier 662
Gjirokastër 542
Shkodër 441
Durrës 340
Berat 339
Elbasan 274
Vlorë 213
Lezhë 161
Korçë 106
Dibër 68
Kukës 46
Top Channel