Imazhet e shkrepura nga një fotografe tregojnë momentin kur një pulëbardhë ia doli të shpëtojë nga goja gjigante e peshkaqenit.

Kafsha grabitqare kërceu nga uji për të kapur prenë që identifikoi në ajër por nuk ia doli ta gëlltisë.

Momentet, u kapën nga entuziastja e peshkaqenëve, 51-vjeçarja Nikki Brant Sevy.

Fotografia e parë tregon dy pulëbardha që pushojnë në sipërfaqen e ujit, ndërsa dy peshkaqenë irrethojnë. Peshkaqeni dështoi në aksionin e tij, për t’u zhytur më pas sërish në ujë.

Fotot vijnë nga ishulli Guadelupe në Meksikë, i njohur për numrin e lartë të peshkaqenëve të bardhë, ndërsa njerëzit guximtarë nuk hezitojnë të notojnë në këto ujëra.

Ky ishull i vogël vullkanik, i vendosur në Paqësor, ia kalon dhe Afrikës së Jugut dhe Australisë për pamjet mahnitëse që u ofron vizitorëve. Turistët nga e gjithë bota vizitojnë ishullin për t’u zhytur në kafaz dhe për të parë krijesat e tmerrshme në habitatin e tyre natyror.

Megjithatë, sulmet e peshkaqenëve nuk janë të pakta. Këtë vit numërohen mbi 74 sulme nga peshkaqenët, që kanë shkaktuar tetë viktima.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel