Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në gjithë territorin të shoqëruara dhe me erë të fortë, në veçanti gjatë mbrëmjes.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 14°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga 01°C në 09°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës
Top Channel