Modelja e njohur Angela Martini është bërë nënë për herë të parë. Ajo e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në Instagram, ku i uron mirëseardhjen në këtë botë djalit të saj.

Teksa ajo e kishte mbajtur në fshehtësi të plotë këtë fakt, bukuroshja zbuloi se ajo dhe partneri i saj Dragos janë bërë prindër të një djali. Por, Angela nuk e ka mbajtur vetë fëmijën në barkun e saj, por ka zbuluar se e ka bërë me ndihmën e një nëne surrogate.

Djali i modeles quhet Kyree Martini Savulescu dhe ajo ka ndarë me ndjekësit dy foto shumë të ëmbla të tij!

“Djali ynë – Kyree Martini Savulescu, zgjatja e dashurisë sonë, lindi dje më 2 dhjetor 2021 në Dallas, Teksas. Ne ishim me fat që mund të kemi fëmijën tonë me ndihmën e një zëvendësueseje të jashtëzakonshme mbartës të shtatzënisë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës qenies njerëzore të jashtëzakonshme që solli në jetë djalin tonë! Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi!”, shkruan Martini.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel