“Erdhi koha t’ia bëjmë bam”/ Emocione të bukura, Alvisa dhe Bashkimi deklarohen për njëri-tjetrin

04/12/2021 21:56

Alvisa dhe Bashkimi e ndanë mendjen dhe këtë “Për’puthen Prime” deklaruan se janë në emision vetëm për njëri-tjetrin”.

E emocionuar, Alvisa i shprehu pëlqimin Bashkimit, ndërsa tha se tani do të jetë e lumtur.

“Kam kohë pa pasur kështu komente të bukura, shpresoj të jetë kështu tani e në vazhdim”, u shpreh Alvisa.

“Të kam dhënë kohë. Mendoja se mos kishe interes për ndonjë tjetër, por tani jam e sigurt”, i tha ajo konkurrentit.

Në rrugëtimin e saj në “Për’puthen”, Alvisa ka pasur momente të vështira, sidomos kur ish i dashuri i saj, Hyseni e shantazhoi para të gjithëve. Pas disa ditëve pushim, ajo u rikthye në program dhe tha se arsyeja e vetme është pëlqimi që ka për Bashkimin.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA