Bora Zemani ka reaguar për situatën e Donaldit, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Banori i “Big Brother VIP” është kritikuar nga publiku për romancën e re që ka nisur brenda me Beatrix, ndërsa më herët gjatë qëndrimit të tij në shtëpi ka folur për ndjenjat dhe historinë e bukur me Borën. Gjithçka kulmoi me puthjen në buzë që ai i rrëmbeu bukuroshes kur ajo hyri në shtëpi.

Por, tashmë, për aktorin Bora është histori e kaluar. Të premten në show, ai u shpreh se e di mirë çfarë po bën dhe ajo që do është Beatrix: “E pëlqej shumë këtë vajzë”, tha ai.

Mes kritikave të ndjekësve për sjellen e tij, këtë mbrëmje ka reaguar vetë Bora, që thotë se Donaldi është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij.

Edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij… Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni! As unë nuk po e bëj”, ka shkruar moderatorja në një “Instastory”.

FOTO GALERI
2/31

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA