Në ditën e parë të dhjetorit vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje të izoluara në gjithë territorin. Problem do të mbetet era, sidomos gjatë mbrëmjes.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 04°C në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 16°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga vranësira dhe kthjellime gjatë ditës. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga -1°C në 08°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA