Deputeti i PD-së, Tritan Shehu në interpelancën me kryeministrin Edi Rama tha se me nismën rajonale ‘Open Ballkan’ integrimi i vendit po futet në spiralen e Serbisë.
Shehu i kërkoi Ramës që të deklarojë fundin e saj dhe madje dhe të japë dorëheqjen.
“Po e fusni integrimin në spiralen e Serbisë, duhet të jeni të qartë se Serbia ka një këmbë e gjysmë në Moskë, gjysmën tjetër pending. Një nga esencat e këtij projekti është pengimi i procesit të integrimit. Ky është zinxhirë për të tërhequr vendet tona drejt lindjes. Vërtet mendoni se Serbia ka hequr dorë nga pretendimet ndaj Kosovës? Ju vetëm bëni presion mbi Kosovën pse nuk i bashkohet një tryeze të ngritur nga Vuçiç. Po zhvlerësohet pavarësia e Kosovës. Serbia është e lidhur me Serbinë nga ana ushtarake dhe inteligjencës, Serbia vazhdon me një politikë arkaike të bazuar te Moska. Serbia ka miratuar para pak ditësh dokumentin strategji të shtetit dhe kanë përcaktuar si shtete armike Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjën. U servirni shqiptarëve Open Balkan e Vuçic si një formë e partneritetit strategjik me Serbinë.
A i keni kërkuar Serbisë të kërkojnë falje ndaj gjenocideve në rajon veçanërisht ndaj shqiptarëve? A keni ndonjë projekt të dobishëm për Kosovë dhe Rajonin? Duhet të paraqesim platformë për të ndihmuar Kosovën. Vuçiç nuk i ka pranuar kurrë krimet e Millosheviçit, thotë s e nuk do e njohë kurrë Kosovën, ndërsa ju sulmoni Kosovën për një projekt që i kundërvihet projekteve të Brukselit. Integrimin e Shqipërisë po e lini peng te Vuçiç. Mes Procesit të Berlinit dhe Open Ballkan nuk ka asgjë të përbashkët, i dyti është krijuar për të kundërshtuar të parin. Ky projekt i hapur është një projekt i dështuar. Ju nuk keni paraqitur asnjë platformë për tregun e përbashkët rajonal sepse nuk keni çfarë të paraqisni. Ju kërkoj sot të bëni një hap të rëndësishëm pozitiv, deklaroni përfundimin e kësaj loje me Ballkanin e Hapur. Ju nuk i shpjegoni as prioritet e minishengenit. Ai projekt është i dështuar , treshja juaj tani ka mbetur dyshe, ju kërkoj sot që të deklaronin përfundimin e kësaj loje që në fakt quhet Jugosllavia e re. Ju jeni i vendosur të qëndroni në pozicion të pashpresë dhe në fakt sa kohë të jeni ju, Shqipëria është e pashpresë, unë ju kërkoj dorëheqjen se ballkani i hapur është dështim politik, bëjeni si Zaevi, është më mirë. Hiqni dorë nga mbështetja në projekte që shikojnë në Lindje“, tha Shehu.
Kryeministri Edi Rama: S’më keni dëgjuar, por lexove përgjigjen që kishe shkuar! Më vjen keq që flet me vete! ‘Ballkani i hapur’ do vazhdojë
Kryeministri Edi Rama në përgjigje të deputetit të PD-së Tritan Shehu, e ironizoi këtë të fundit duke i thënë se ai as nuk e ka dëgjuar se çfarë ka thënë në fjalën e tij për ‘Ballkanin e Hapur’. Rama tha se Shehu lexoi përgjigjen që kishte bërë gati të shkruar, dhe kjo për Ramën ishte si të flisje me vete. Në fund të fjalës së tij Rama tha se ‘Open Balkan’, do vazhdojë duan apo nuk duan ato, pasi është në interes të Shqipërisë.
‘Siç kishit shkruar përgjigjen pavarësisht nga fjala ime. Ju nuk më dëgjuar ndërkohë që unë ju dëgjova dhe më vjen keq t’ju them që ju flisni me vete dhe për vete. Duke bërë atë që keni bërë tashmë prej kohësh. Edhe tani që flasim prapë në partinë tuaj flitet me vetë dhe për vete dhe u thuhet shqiptarëve se flitet për ta. Askush nuk është kundër Ballkanit të Hapur është e vërtetë që gjithkush thotë se Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrja e tre vendeve të tjera është e mirëseardhur. Unë nuk hy në garë me kë është Amerika e me kë është Europa. Të kujtohet ai filmi ku i thoshte ai ‘burri ata do të na rrahin’. Ka rëndësi se çfarë mendojnë aleatët tanë por më rëndësi ka se çfarë bëjmë ne për vendin. Doni ju s’doni ju do të vazhdojë pasi është në Interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Top Channel