Mësuesit e dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për krime ndaj të miturve do të ndalohen të punësohen në institucionet arsimore.
“Unë jam vetë mësuese dhe jam plotësisht dakord. Duhej të ishte bërë më përpara sepse është e tmerrshme t’iu jepet mundësi. Ne I ruajmë nga rruga, ndodhin cudi në shkollë”, shprehen prindërit.
Pavarësisht rehabilitimit të mësuesve abuzues, urdhri i fundit i ministres së arsimit, Evis Kushi ndalon konkurrimin e tyre për të punuar në shkolla. Nga ana tjetër psikologët edhe pse e vlerësojnë vendimin e drejtë ngrenë shqetësimin për jetën e këtyre individëve përtej ambienteve të shkollës?
Valbona Treska: Frika është se ku rehabilitohen këta persona? Është shumë e rëndësishme se vec shkollës, fëmijët janë në kontakt me ta në lagjet tona, në komunitet.
Teksa kontrolli i figurës profesionale po ndodh në shumë sektorë publikë, Valbona Treska presidentja e urdhërit të psikologut kërkon një reformim të fortë edhe për arsimtarët.
Top Channel