“Më kujtuat sa bukur është të dashurosh”, komenti i Beatrix fshihet nga postimi i Borës, kush fshihet pas kësaj?

02/12/2021 18:24

Së fundmi, sytë e të gjithëve janë kthyer nga treshja Bora-Donald- Beatrix, ndërsa ccdo detaj lëvizje e tyre është nën vëzhgim të plotë!

Teksa të gjithë i janë kthyer kundër Trixas se ‘i mori Borës Donaldin’, shumë ofendime vërshuan drejt saj sidomos te komenti që këngëtarja i kishte lënë prezantueses pas momenteve romantike mes saj dhe Donaldit brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’.

“Më kujtuat sa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit. Të dua zemër”, shkruante Beatrix.

E nëse hedhim një vështrim të shpejtë tek postimi i Borës, ai koment nuk është më! Nuk dihet nëse është fshirë nga Bora apo menaxhuesit e faqes së Trixa-s, që kanë hequr edhe shumë ‘replay’ ofendues që ajo ka marrë.

Në lidhje me ‘romancën’ e re të Donaldit kanë reguar shumë figura të njohura publike, një ndër to dhe Rezarta Shkurta. Në rrjetin e saj social Instagram ka shprehur mllefin ndaj Donadit dhe i ka bërë ‘unfolloë’ menjëherë.

Po ashtu, reagoi edhe mikesha e ngushtë e Bora Zemanit e njëkohësisht shoqe e Donaldit, Semi Jaupaj, ish-banore e “Big Brother VIP”. Ajo e cilësoi si lojë ose afrimitetin e aktorit me Beatrix ose puthjen me Borën që bëri bujë të madhe në të gjithë mediat.

Ndërkohë ende nuk kemi asnjë reagim nga Bora Zemani. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

FOTO GALERI
3/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA