Lahet në dush me Donaldin/ Çfarë i shkruante Beatrix Ramosaj moderatores pas puthjes në Big Brother (FOTO)

29/11/2021 16:26

Të gjithë kanë nisur dyshimet se Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë nisur të flirtojnë me njëri-tjetrin pasi shfaqen shumë të afërt. Madje ka pasur komente të shumta që thonin se dalja e Semit do të afrojë më shumë aktorin me këngëtaren.

Ditën e djeshme, Donaldi dhe Beatrix janë larë bashkë në dush. E veshur me bikini të verdha, ajo i kërkoi Veshajt ta ndihmonte për t’i prerë llastikun që kishte tek flokët. Donaldi u tregua i gatshëm ta ndihmonte dhe kjo skenë ka nxitur reagimet e banoreve të tjera që ishin të pranishëm.

Në një moment dëgjohet Beniada që thotë: “Plasi dashuria në dush.” Por për të gjitha këto, nuk ka asnjë reagim nga Donald dhe Beatrix. Por po të kthehemi pas në kohë, kur Bora Zemani hyri në Big Brother për të folur me Semin, u takua dhe me Donaldin.

Puthja e tyre i bëri të gjithë të mendojnë se do të ketë një rikthim të çiftit. Nuk munguan komentet e shumta në Instagramin e Borës, mes të cilëve ishte edhe Beatrix, e cila shkruante: “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh me zemër në dorë. I çmenda komshit duke bërtit. Love you zemër”.

Mbetet për tu parë nëse Beatrix dhe Donald do të mbeten vetëm miq të mirë apo do të lindë diçka më shumë gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP.

FOTO GALERI
2/13
Momenti kur dy muaj më parë, Bora Zemani hyri në "BBV"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA