24/11 09:50
Moderatorja Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, këngëtari i njohur, Getoar Selimi, janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti ka mirëpritur në jetën e tyre një vajzë, ndërsa lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur motra e Marinës, Luana Vjollca.
Përmes një statusi në rrjete sociale, Marina shkruan “Ndjesia më e bukur në botë” dhe në sfond kishte zgjedhur ngjyrën rozë, duke nënkuptuar kështu edhe gjininë e bebes.
Kujtojmë se Marina zbuloi se është në pritje të ëmbël në fund të muajit gusht, pas katër vitesh martesë me këngëtarin.
Top Channel