Një person është arrestuar nga policia e Elbasanit për tre vepra penale, të cilat janë: “Dhuna në familje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë 46-vjeçarin e identifikuar me inicialet R. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shezë, Peqin, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe i ka dëmtuar automjetin, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan u proceduan penalisht 2 shtetas të tjerë, për krime kundër mjedisit:
I.Gj., 44 vjeç, banues në fshatin Tregan, Elbasan, pasi u kap duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente;
M.H., 30 vjeç, banues në Elbasan, përfaqësues i një firme private në Elbasan, pasi është konstatuar duke djegur një sasi mbetjesh që shkaktojnë ndotje të ajrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel