Sfidë miqësore ndaj Atletico Nacional, Chapecoense, në fushën kolumbiane 10 vjet pas tragjedisë ajrore Në mbyllje të fazës së parë të Abissnet Superiores ajo që vihet re më së shumti janë ndërhyrjet e shpeshta të sistemit VAR që ka qenë edhe risia e këtij sezoni.
Por këto ndërhyrje edhe sipas shefit të sektorit të gjykimit Sokol Jareci, nuk kanë qenë gjithmonë të sakta, por marzhi i gabimit është ulur ndjeshëm.
“Në 93% vendimet kanë qenë të sakta por ka patur edhe gabime, klubet duhet të na mirëkuptojmë jemi në hapat e pare”.
Megjithatë ndihma e asistentit video apo sistemit VAR i ka bërë arbitrat më pak vendimmarrës në fushë dhe më të varur nga ky sistem.
“E vërtetë është që arbitrat janë bërë më dembel, por ne i ndëshkojmë që ata të jenë më vendimmarrës në fushë”.
Pavarësisht këtij sistemi, nisur edhe nga java e fundit ka shumë kontastime dhe sërish gjyqtarë të konsideruar nongrata.
“Nuk mundet asnjë gazetar, futbollit aspo president të gjykojë vendimin e arbitrti pasi shumë vendime duan njohuri specifike dhe kërkojnë interpretime raste të caktuara”.
Top Channel