Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Roma e kërkoi me insistim Granit Xhakën në merkaton e verës, Jose Mourinho e cilësonte si përforcimin e duhur për mesin e fushës, por klubi italian nuk gjeti akordin me Arsenalin.
Lojtari shqiptar rinovoi kontratën me “Topçinjtë” deri në vitin 2024 në ditët e fundit të gushtit. 29-vjeçari ka folur rreth së ardhmes në prononcimin e fundit, duke shprehur dëshirën për t’u rikthyer te M’Gladbach, aty ku luajti gjatëve viteve 2012-2016.
“Rinovova me Arsenalin, më kanë mbetur edhe 2.5 vite kontratë. Do të jemi 32 vjeç kur të më përfundojë kontrata me Arsenalin dhe nëse M’Gladbach dëshiron të më rikthejë, dera ime do të jetë e hapur”.
Xhaka, i cili mban shiritin e kapitenit te kombëtarja e Zvicrës, ka pësuar një dëmtim në ligament dhe trajneri Arteta pritet ta ketë në dispozicion në ditët e fundit të muajit dhjetor./ Supersport
Top Channel