“Zoti u nxitua me ty! Do të të mbaj mend me ngjyra ashtu siç ishte shpirti yt”, reagimet e miqve për ndarjen nga jeta të Hueyda El Saied

23/11/2021 10:35

Miqtë e Hueyda El Saied kanë reaguar në rrjete sociale për ndarjen nga jeta të artistes së njohur si pasojë e një sëmundje të rëndë.

El Saied ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare duke lënë pas një djalë të vogël. Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka zbuluar bisedën e fundit me balerinën dhe shprehet se sot është një ditë e trishtë dhe nuk mund ta besojë këtë lajm.

“Uh çfarë dite e trishtë! Sapo e lexova lajmin. Ky është chat-i fundit.U prehsh në paqe e mira Huejda dhe pse s’dua t’a besoj!!”, shkruan Irma.

Ndërsa moderatorja Arbana Osmani shkruan: “Çfarë trishtimi”.

Edhe gazetari Ervin Kurti ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku ka publikuar një fotografi pranë artistes. Nuk ka munguar reagimi i stilistit Ardi Asllani, i cili shkruan: “Fjala këtu merr kuptim… Do të të mbaj mend me ngjyra përherë ashtu siç ishte shpirti yt!”

Ndërsa opinionisti Olti Curri shkruan: Hueyda e mirë, nuk e besoj dot që po shkruaj fjalë lamtumire për ty. Dhe radhët e fjalëve janë kaq të zbrazura për të treguar energjine, simpatine dhe dashamirësinë tënde. Zoti u nxitua me ty, ndaj atij i lutem të të mbajë pranë vetes dhe të ketë kujdes për ty. Të dua shumë dhe ti e ke ditur gjithmonë këtë gjë.”

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA