Ritvana zgjodhi Azemin për takimin e radhës, takim që konkurrenti e quajti të shumëpritur.

Ai i shprehu pëlqim, ndërsa nuk shmangte as kontaktet fizike. “Kam dëshirë me t’prek shumë”, i rrëfeu gjatë takimit.

Por më pas u duk sikur takimi ngeci, pasi Azemi nuk gjente fjalët e duhura për t’u shprehur. Kjo situatë e acaroi Ritvanën, që tha do të largohej nga takimi, ndërsa Azemi tha se “as vetë nuk e di pse jam kështu”.

Edhe në studio, konkurrenti tregoi se i ndikuar nga kamerat dhe i emocionuar nga Ritvana, nuk u soll siç sillet në prapaskenë. “Më dridhej zemra, nuk më vinin fjalët”, u shpreh ai.

Megjithatë, për të rregulluar situatën, ai kishte përgatitur një kuti surprizë, ku kishte shkruar gjithçka që nuk ia shprehte dot me fjalë Ritvanës, ku e komplimenton për pamjen dhe karakterin e saj.

Çdo gjë u mbyll bukur, me një kërcim sentimental, ku Azemi nuk hezitoi të puthte Ritvanën në qafë e faqe.

FOTO GALERI
2/19

Top Channel