“Ca trimosha të BKH nuk donin të linin patllaken”/ BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap, nuk pati debate Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë që dita të nisë me vranësira por gjatë drekës moti do jetë i kthjellët.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 10°C në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 21°C.
Era do të fryjë në drejtim Lindor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03°C në 09°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 12°C.
Në fotot e mëposhtme do të gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.
Top Channel