Dënim në kohë rekord për autorin e hedhjes së shishes që goditi Dimitri Payet në ndeshjen Lion – Marsejë, e ndërprerë që në minutën e pestë.

Me paraqitjen e menjëhershme në Gjykatën Penale të Lionit (të martën), Wilfried Serriere u dënua me gjashtë muaj burg. Ky penalitet shoqërohet me kusht dhe për pesë vitet e ardhshme i ndalohet hyrja në stadiumin e Lionit, madje do të jetë i detyruar të paraqitet në komisariat në ditët e ndeshjeve.

Prokurori kishte kërkuar kishte kërkuar për 32-vjeçarin gjashtë muaj burg si dhe pesë vjet ndalim të hyrjes në stadium.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur në kokën time, ndoshta euforia, nuk e di”, shpjegoi agresori para Gjykatës, i veshur me një fanellë të bardhë të Bayernit të Mynihut, pa mundur të japë një argument mbrojtës për veprimin e tij.

Wilfried Serriere prej pesëmbëdhjetë vitesh tifoz i Lionit, por i paregjistruar në ndonjë klub tifozësh, i kërkoi falje lojtarit të Marsejës, duke thënë se nuk e kishte synuar ta godiste në kokë. Në pamjet e transmetuara për publikun, ai shihet duke ulur kapuçin përpara se të hidhte shishen e mbushur me ujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA