Miratohen taksat e reja/ Debate për takat e bujqësisë. Deputetët ulin akcizën për naftën e Jahteve

22/11/2021 19:43

Komisioni i Ekonomisë mes debatesh ka miratuar nen për nen paketën fiskale, ku pavarësisht kundërshtive të forta kaluan propozimet e Financave për heqjen e TVSH-së 6% për fermerët, vendosjen e tatimit 10% për inputet bujqësore si dhe përjashtimin nga TVSH të makinerive në import për investime deri në 500 milionë lekë.

Teksa votuan ndryshimet që sipas tyre godasin bujqësinë dhe qytetarët, anëtarët e komisionit miratuan uljen e akcizës së karburanteve të jahteve nga 65 lekë në 40 lekë për litër. Ndërsa hyrjen në fuqi të akcizës së gazit 6% e propozuan për në korrik, për shkak të krizës energjetike.

Debate nxiti edhe taksa e qumështit pluhur, ku teksa deputetët pranuan se ka abuzime, i ministrisë së Financave hetim mbi gjurmueshmërinë e tij dhe vajin e palmës që përdoret në vend.

Kritika deputeti socialist Erion Braçe lëshoi edhe për tatimin mbi të ardhurat personale, ndërsa propozoi ligj të ri ku tatimi progresiv të aplikohet edhe mbi kapitalin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA