26/11 20:36
Partizani duket i obsesionuar pas rezultatit 1-1. Për herë të gjashtë në këtë sezon shënon të njëjtin rezultat, këtë herë përballë Laçit në “Air Albania”
Të kuqtë duhet të presin ende për të marrë dy fitore radhazi në këtë kampionat, që po rezulton më i vështirë nga sa parashikohej.
Kurbinasit shënuan të parët në impiantin modern të kryeqytetit në minutën e 34-t, me Julian Shehun me penallti, ndërsa golin e barazimit Tedi Cara e realizoi 11 minuta para fundit të kohës së rregullt.
Më këtë rezultat të kuqtë barazojnë Dinamon në kuotën e nëntë pikëve, ndërsa Laçi ngjitet në vendin e katërt me 12 pikë.
Top Channel