25/11 16:26
Pas tri ndeshjesh pa fitore, Vllaznia rigjen suksesin dhe e bën këtë ndaj Kastriotit në “Loro Boriçi”.
Kuqeblutë triumfuan me rezultatin 3-1 në një ndeshje ku morën shumë shpejt kontrollin dhe bënë gjithçka mirë.
Ante Aralica hapi serinë e golave pas një rrëmuje në zonë dhe më pas ishte sulmuesi vlonjat Ardit Hoxhaj, që i rikthyer si titullar, shënoi dy herë në portën e krutanëve, duke vulosur suksesin e kuqebluve.
Goli i Ajazit shërbeu vetëm për statistikë personale për sulmuesin, pasi Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 5 pikë, ndërsa shkodranët ngjiten në vendin e tretë me 13 pikë./supersport/al/
Top Channel