Futbolli shqiptar në zi! I jepet lamtumira Vladimir Ajazit, portierit të “Lokomotivës”

19/11/2021 11:59

Futbolli shqiptar është në zi për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të mirënjohur, Vladimir Ajazi.

Këtë të premte, të afërm, sportdashës dhe qytetarë bënë homazhe dhe i dhanë lamtumirën e fundit Lad Ajazit, në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit.

Portier i “Lokomotivës” së Durrësit dhe ekipit kombëtar “Shpresa”,  edhe pas tërheqjes si sportist, ai nuk e braktisi futbollin.

Ai dha ekspertizën e tij në brezat që pasuan të futbollistëve dhe veçanërisht në mbrojtjen e portës shqiptare.

Vladimir Ajazi u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Pjesë e një brezi të artë të futbollit durrsak në vitet ’70, Ajazi ka qenë dhe  mbetet një nga personazhet më të dashur e popullor për sportdashësit durrsakë dhe jo vetëm.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel