Përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës/ Partizani pret derbin, Vllaznia favorite në letër

17/11/2021 17:26

Ditën e sotme kanë përfunduar edhe ndeshjet e raundit të 1/8-tave të Kupës së Shqipërisë teksa pjesa më e madhe e skuadrave favorite ia dolën të merrnin kualifikimin, me përjashtim të Kukësit që u eliminua nga Egnatia.

Ndërkaq, janë përcaktuar edhe çiftet për fazën çerekfinale, aty ku spikat një përballje e mundshme mes Partizanit dhe Tiranës/Dinamos, në varësi se cili ekip do të kalojë më tej nga përballja e nesërme.

Sakaq, një sfidë të lehtë në letër ka Vllaznia e cila vendoset përballë Flamurtarit ndërsa nga ana tjetër, Teuta do të përballet me Skënderbeun. Nga ana tjetër, Egnatia pasi eliminoi Kukësin, tashmë do të sfidojë Laçin.

Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë:

Partizani -Tirana/Dinamo

Teuta -Skenderbeu

Flamurtari- Vllaznia

Egnatia-Laçi

Top Channel