Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia shënon rezultat “tenistik”, fitorja s’i hyn në punë Kukësit

17/11/2021 17:47

Kanë përfunduar shtatë ndeshjet e para për këtë të mërkurë në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Vllaznia ka arritur rezultatin më të lartë të ditës, pas asaj fitore në shifrat 6-1 përballë Pogradecit.

Vllaznia, Laçi, Egnatia, Partizani, Flamurtari, Teuta dhe Skënderbeu kanë kaluar më tej. Në ndeshjen e zhvilluar në Vlorë, Kukësit nuk i mjaftoi një fitore 1-0 ndaj Egnatias, duke qenë se ishin mposhtur në takimin e parë me rezultatin 3-1.

Nuk ka pasur surpriza në sfidat e tjera me Vllazninë që ka fituar thellë në shtëpi ndaj Pogradecit me rezultatin 6-1, ndërsa kishin triumfuar edhe në sfidën e parë me rezultatin 0-2. Nga ana tjetër, Partizani mposhti Besëlidhjen me shifrat 2-0, ndërsa në sfidën e parë lezhjanët ishin dorëzuar me shifrat 0-1.

Sakaq, Teuta mposhti Korabin 2-0, teksa rezultati i përgjithshëm është 3-0 në favor të durrsakëve. Ndërkohë, Laçi vuajti jo pak kualifikimin pasi ndaj Tomorit u ndal në një barazim 1-1, por kaloi vetëm në sajë të rezultatit të ndeshjes së parë ku kishte triumfuar me rezultatin 0-1.

Po ashtu, sfida mes Skënderbeut dhe Bylisit shkoi në shtesë duke qenë se rezultati pas 120 minutave ishte i barabartë 2-2, ndërsa ndeshja e parë përfundoi 1-1. Megjithatë, nga penalltitë, ishin korçarët që u kualifikuan pasi u treguan më të saktë duke realizuar 4 penallti, ndërsa ballshiotët realizuan 3.

Rezultatet e ndeshjeve:

Kastrioti-Flamurtari 2-4 (0-0)

Kukësi-Egnatia 1-0 (1-3)

Laçi-Tomori 1-1 (1-0)

Partizani-Besëlidhja 2-0 (1-0)

Teuta-Korabi 2-0 (1-0)

Vllaznia-Pogradeci 6-1 (2-0)

Skënderbeu-Bylis 2-2 (1-1) pas pen. 4-3

Top Channel