Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 12°C në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 22°C.

Era do të fryjë në drejtim Lindor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 09°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 13°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel