Maqedonia e Veriut afrohet me historinë, një shqiptar i jep avantazhin ndaj Islandës

14/11/2021 18:30

Maqedonia e Veriut është shumë afër një fitoreje historike që do ta kualifikonte për herë të parë në fazën play-off në eliminatoret e një Botërori.

Pas kualifikimit në Europian, Maqedonia e Veriut është afër një tjetër arritjeje historike.

Kjo pasi në minutën e 7-të zhbllokoi shifrat ndaj Islandës duke marrë epërsinë falë golit të një shqiptari, Ezgjan Alioskit, i cili realizoi një gol shumë të bukur ndaj ishullorëve, duke i dhënë avantazhin 1-0 Maqedonisë së Veriut.

Mjafton kjo fitore që Maqedonia e Veriut ta mbyllë grupin në vendin e 2-të dhe të kualifikohet në play-off./supersport.al

Top Channel