Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të dielë
Partia Demokratike, përmes deputetes së Elbasanit, Zheni Gjergji kanë denoncuar se arsimtarët në Belsh janë pa rroga!
Me anë të një postimi në Facebook, deputetja shkruan se buxheti i arsimit i prezantuar një ditë më parë nga qeveria është një propagandë e kryeministrit.
Ajo thotë se arsimtarët ende nuk janë likujduar për transportin e për 4 muajt e kaluar.
Sipas saj, pavarësisht se zyra arsimore kishte deklaruar se do të bëhej pagesa, kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por qeveria urdhëron që mësuesit të mbahen në qetësi e të mos flasin.
Më poshtë, denoncimi nga deputetja Zheni Gjergji:
Ironia vazhdon ende!
Kryeministri propagandon buxhetin për vitin 2022 me shifra marramëndëse por ndërkohë faktet flasin/
Sot, në datë 14.11.2021, arsimtarët e ZVAP Belsh vazhdojnë të palikujduar për transportin e muajve Maj, Qershor, Shtator e Tetor.
Kjo është deklarata e bërë më datë 07.10.2021 nga drejtori i ZVA Belsh, ku premton që mësuesit do të marrin paratë e transportit brenda këtij muaj. https://youtu.be/GXdJsZL1lYU
Pagesa ende nuk është bërë e qeveria urdhëron që mësuesit të mbahen në qetësi e të mos flasin.

Top Channel