Fotot/ Shqiptarët ndezin atmosferën jashtë Wemblit në Londër

12/11/2021 18:25

Tifozët shqiptarë kanë ndezur atmosferën jashtë Wemblit në Londër në prag të ndeshjes Angli-Shqipëri.

Anglia dhe Shqipëria janë gati për duelin mes tyre, i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit Katar 2022. “Tre Luanët” kryesojnë grupin I me 20, ndërsa kuqezinjtë e Edi Rejës mbajnë vendin e tretë me pesë pikë më pak.

Ndeshja do të fillojë me një minutë heshtje në kujtim të Ron Floëers, ish-mesfushorit të kombëtares angleze (1955-1966), i cili sot ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare.

Lojtarët e ekipit vendas do të zbresin në fushë me shirita të zinj në krahë, teksa minuta e heshtjes do të mbahet edhe për nder të Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve anglezëve.

Kujtojmë që Shqipëria luan për herë të tretë në histori kundër Anglisë në transfertë. Në dy përballjet e mëparshme kemi humbur 5-0 (1989) dhe 2-0 (2001).

FOTO GALERI
1/12

Top Channel